Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, në një intervistë për mediat zvicerave ‘Le Canton27.ch’ , ka bërë një paralele të luftës në Kosovë me lutën që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë.

“Ne kemi dëgjuar se ju shqiptarët, njësoj si ne ukrainasit, njerëz të paqes, që e duan lirinë, e kemi një histori të njëjtë”, ka thënë ai.

Gjithashtu kryetari i Kievit ka theksuar; Ashtu siç u çlirua Kosova nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit serb Aleksandër Vulin, i cili drejtuar kryebashkiakut të Kievit tha se, Klitscho dihet të mësojë më shumë rreth historisë.

Më tej, shprehet se nëse kryetari i Kievit pretendon se shqiptarët janë pushtuar dhe se ata e kanë hequr qafe Serbinë dhe okupatorin serb me rebelim të armatosur, atëherë rusët në Donbas janë po ashtu të pushtuar.

“Ai që krahason Donbasin me Kosovën dhe Metohinë, duhet të jetë i gatshëm të shkojë deri në fund në krahasimit. Nëse Klitschko pretendon se shqiptarët janë pushtuar dhe se ata e kanë hequr qafe Serbinë dhe okupatorin serb me rebelim të armatosur, atëherë rusët në Donbas janë po ashtu të pushtuar. Ata që betohen për parimin e paprekshmërisë së integritetit territorial duhet të dëshmojnë bindjen e tyre fillimisht në Serbi”, tha ministri Vulin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb