Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka  bërë deklarata shumë të forta politike nga Berati, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do ta sfidojë përballë Kuvendit, duke pasur përkrah popullin, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

Përveç pjesëmarrjes me katër deputetë në Parlament, Meta theksoi se Partia e Lirisë do ta rrëzojë Edi Ramën më protesta, zgjedhje të lira dhe lëvizje qytetare.

“Ne do ta shembim Edi Ramën, me protesta, lëvizje qytetare dhe zgjedhje. Do ta palosim, se ju duket si I gjatë ai juve. Se e unë e njoh shumë mirë Edi Ramën, në atë mënyrë që e Meriton. Një njeri I papërgjegjshëm që ka thëne fjalët më të përçmueshme për popullin tonë. Ne e nisëm këtë sesion të ri me iniciativë shumë konkrete, për ligjin për indeksimin e pagave. Ne e dimë ku është inflacioni sot, ku është çmimi i naftës sot. Se ku është niveli i varfërisë sot ne Berat dhe të gjithë Shqipërinë, por ai nuk do t’ia dijë se kujton se do vazhdojë të hutojë, opozitën me lojërat e tij.

Ne jemi shumë të qartë dhe s’do t’i lëmë asnjë minutë kohë Edi Ramës dhe bandës e tij që të vazhdojnë të vjedhin të qetë. Ne do zbresim  në çdo sheh beteje, jo vetëm në Kuvend sot ku u kërkoj deputetëve tanë të jenë 5 herë më aktivë seç kanë qenë deri tani, se një nga ata përfaqëson 4-5 mandate me vota gjaku. Mbi të gjitha unë vetë do të jem atje para Parlamentit dhe me të gjithë qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri. Atë do ta kompensojë populli aty para parlamentit”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb