Në një konferencë shtypi të dielën, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka ironizuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa është shprehur se njerëzit dhe homologët e tij i kishin vendosur shpresat e tyre në duart e një komediani.

Bolsonaro ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë duke deklaruar se Brazili do të qëndrojë “neutral” në konflikt, duke shtuar se Brazili dhe Rusia janë “praktikisht kombe vëllezër”.

“Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur. Një pjesë e madhe e popullsisë së Ukrainës flet rusisht.”, ka thënë ai.

Bolsonaro pretendoi se zhvilloi gjithashtu një diskutim dy orësh me Putin të dielën, por ministria e Jashtme e vendit më vonë sqaroi se ai i referohej vizitës së tij në Moskë në fillim të këtij muaji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb