Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur të fusë fytyrën e një gruaje në bankënotat e dollarit.

Ikona e të drejtave civile për zezakët, skllavja afro-amerikane, Harriet Tubman do të vendoset në kartëmonedhën 20 dollarëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Figura e saj do të zëvendësojë atë të Presidentit Andrew Jackson. Sekretari i Thesarit Jack Lew tha të mërkurën se, do të shpallë vendimin për të mbajtur Alexander Hamilton në frontin e kartëmonedhës 10$.
Harriet Tubman ka lindur në vitin 1822 afrikano-amerikane. Ajo ishte spiune gjatë luftës civile në SHBA.

Ajo lindi në skllavëri në Dorchester County, Maryland dhe ndërmori 13 misione për të shpëtuar 70 familje të skllavëruara, duke u angazhuar në rrjetin e aktivistëve.

Pas luftës civile, ajo ishte aktive për më shumë të drejta për gratë dhe veçanërisht votën e tyre. Në fillim të jetës së saj ajo u godit në kokë nga një pronar i zemëruar, duke i shkaktuar trauma.
Tubman ishte një e krishterë e devotshme dhe thoshte shpesh se mesazhet e saj jepeshin nga Perëndia. Në vitin 1849, u arratis në Filadelfia, pastaj menjëherë u kthye në Maryland për të shpëtuar familjen e saj.

Gjatë luftës civile, ajo ishte përveç se informatore dhe spiune, edhe një ushtare e armatosur. Gjithashtu, ajo është gruaja e parë që ka udhëhequr një ekspeditë në luftë.
Më pas, ajo bleu një shtëpi në Nju Jork ku kujdes për prindërit e saj. Por në historinë amerikane, Tubman u kthye në një ikonë të guximit dhe lirisë amerikane.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: