Ish -deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj shprehet se deputeti i PS-së, Alqi Bllako duhet të vendohet përballë përgjegjësi dhe të se SPAK duhet të reagojë për një nga aferat më të rënda korruptive, pasi në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të AKUM, më datën 3 dhjetor 2019, Bllako ka firmosur për zgjatjen e kontratës së inceneratorit të Fierit.

Ndërsa ka publikuar edhe dokumentin, Mehmetaj shton se nëse vendi do të kishte drejtësi atëherë shumë personazhe të ngjashme me Alqi Bllakon nuk do të lejoheshin të kandidonin në zgjedhje.

Reagimi i plotë:

Nëse drejtësia do punonte në kohë dhe e pa ndikuar, personazhe si Alqi Bllako nuk do të lejoheshin as të kandidonin në zgjedhjet që lam pas, jo më të flisnin sot nga karrigia e deputetit.

Megjithatë, duke besuar që veprimet e SPAK do e vendosin përballë përgjegjësisë edhe Z.Bllako si shumë pushtetarë të tjerë që janë përgjegjës për një nga aferat më të rënda korruptive, për qytetarët po i mëshoj sërish dy fakteve për të cilat përgjigjet drejtëpërdrejtë Z.Bllako:

– Shkresa që Z.Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit i ka dërguar Bashkisë Tiranë ( dhe jo qarkut Tiranë si e kërkojnë shkresat e ardhura nga institucionet e tjera) kanë ndryshuar fatin e Inceneratorit të Tiranës. Është pikerisht kjo shkresë që i hap rrugë ndërtimit të inceneratorit dhe përvetësimit me skema mafioze të parave publike.

– Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të AKUM, më datën 3 dhjetor 2019, Z.Bllako ka firmosur për zgjatjen e kontratës së inceneratorit të Fierit. Nëse vërtet AKUM nuk ka asnjë rol mbi inceneratorët, pse është ndermarrë ky veprim nga drejtori Bllako?

Sa më sipër e shumë akte të tjera që përfshijnë jo vetëm Alqi Bllakon, por edhe ministra, ish ministra, sekretarë të përgjithshmëm, drejtora e kryetar bashkish ndodhen brenda dosjeve që janë depozituar në SPAK.

Në këtë pikë ku kemi arritur, të gjithë shqiptarët janë të qartë, si dhe kush janë pas aferës së inceneratorëve tani presim thjesht të vendoset drejtësi.

Ne po e ndjekim me vëmendje paranë, historia vazhdon…

33

23

Mehmetaj

Meh

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: