Në dukje Robert Lewandowski e priti me qetësi faktin që nuk u shpall fitues i “Topit të Artë”, ishte një sjellje prej kavalieri duke respektuar Messin dhe ata që e votuan, por pasi ka reflektuar, sulmuesi polak nuk e fsheh zhgënjimin për atë vendim: “Nuk e fsheh, u ndjeva keq dhe i palumtur. I shkova shumë pranë, të konkurroja me Messi më bëri të kuptoj se në çfarë niveli isha, por u trishtova në fund që nuk u shpalla fitues”.

Messi
Messi

Sulmuesi i Bayern Munich u ndal edhe tek deklarata e bërë nga Lionel Messi i cili u shpreh se Lewndowski e meritonte “Topin e Artë” një vit më parë, kur “France Football” vendosi të mos e akordojë për shkak të pandemisë: “Shpresoj që fjalët e tij të mos kenë qenë fjalë boshe, por të sinqerta, Gjithsesi ideja që mund të isha fitues, apo që e meritoja “Topin e Artë” një vit më parë, nuk me entuziazmon”, u shpreh Lewandowski duke treguar qartë mllefin që nuk ishte ai fitues i “Topit të Artë” këtë sezon por Leo Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb