Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ foli për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ai u shpreh se strukturat janë në terren dhe se brenda pak ditësh janë ngritur edhe shtabet e punës, ndërsa shtoi se po diskutohen edhe emrat për përfaqësues.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, ai theksoi se qëllimi kryesor është që të propozohen figura sa më dinjitoze.

Ai gjithashtu foli edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama përsa i përket presidentit Meta, i cili është shprehur se vendi ka nevojë për një president normal.

I pyetur nëse Presidenti i ardhshëm do të jetë nga radhët e PS, Pëllumbi tha se kjo gjë do të ishte e dëshirueshme që presidenti të ishte një socialit i mirë.

Pjesë nga biseda në studio:

Pëllumbi: PS është e gatshme, brenda pak ditësh janë ngritur shtabet grupet e punës. Po diskutohet për emrat më përfaqësues. Për ne është e rëndësishme që figura të jetë dinjitoze, përfaqësuese e zonës dhe të jetë fytyra e PS në atë zonë. Në Durrës dhe Shkodër po kristalizohet kandidatura dhe në bashkitë e tjera vijon akoma diskutimi dhe në fund do të jetë Kryesia që do të vendosë. Asnjë deputet nuk do të jetë kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të pjesshme.

Do të ketë prioritet për gratë?

Pëllumbi: Ne preferojmë të kemi sa më shumë të grave në forume drejtuese. Kjo është një preferencë e Kryesisë. Besoj që strukturat lokale janë të vëmendshme ndaj kësaj preference. Ne e kemi dhënë mendimin tona organizativ në raport me gratë, i kemi në qeveri, administratë dhe në qelizën bazë të PS.

Figura të strukturave lokale? Si do të jetë profili që do të propozohet?

Pëllumbi: Preferenca do të ishte një qytetar që banon me kohë të plotë në qytetet, por ketë në nuk e përcaktojmë dot ne. Strukturat lokale janë duke punuar dhe në fund do të jetë zëri nga poshtë ai që do sjellë emra përfaqësues.

Prishtmëritë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit?

Pëllumbi: Kjo është një garë dhe me rëndësi është të zhvillohet brenda rregullave të demokracisë, të mos kemi ngjarje të shëmtuar dhe me rëndësi është që rezultati të njihet. Ne do të garojmë për t’i fituar të gjashta bashkitë, janë njerëzit ata që do të thonë fjalën e fundit.

Prapaskenat në takimin me Ilir Metën?

Pëllumbi: Politika në vetvete mund të përfshijë të gjitha mendimet. Ishte një takim informal. Çfarëdo që të ndodhë presidenti do të jetë opozitar me ne. Ai nuk i ka njohur zgjedhjet e 30 qershorit. Shpjegimet për këtë çështje i ka bërë. Ne nuk u pyetëm dhe nuk dëshironin të hynim në datë, me rëndësi ishte që zgjedhjet të dekretoheshin dhe presidenti të ushtronte detyrimin e tij. Ai kërkonte garanci që ne do të hyjmë në këto zgjedhje. Sa i përket PD, ne i kemi mundur edhe kur ishim të gjithë bashkë edhe të gjithë veç dhe do t’i mundim edhe këtë radhë. për ne ka rëndësi mënyra se si do t’i ofrohemi elektoratit.

Një president normal?

Pëllumbi: Do të thotë një president që ushtron detyrën e vet dhe të jetë mbi palët. Kujtojmë edhe Nishanin që nuk arriti të ngrihej mbi palët , njësoj si Meta. Në këtë kuadër kryeministri ka thënë se duhet një njeri që të zhvishet realisht nga përkatësia apo tifozllëku politik. Rastet e fundit kanë treguar se nuk e kemi pasur një të tillë. Dihet që Meta ka pasur anësi edhe në intervistat e fundit lexohet anësia edhe në vendimet që ka marrë.

A ju ka marrë malli të keni Metën përballë politikisht?

Pëllumbi: Të të marrë malli është fjalë e madhe, Malli të merr për dikë që e do…Por sot me rëndësi është serioziteti me të cilin ne mendojmë të përballemi me këdo. Dhe të kemi mundësi që ne të arrijmë të bëjmë një Reformë Zgjedhore. Gjithashtu vota e emigrantëve duhet të jetë dhe ky është një element esencial për PS. Dhe në fund duhet të humbësi të njohë fituesin.

Do të kemi pas 24 korrikut një president socialist? Do të ketë diskutime me opozitën e përçarë?

Pëllumbi: Do ta kemi para 24 qershorit. Nuk di se kështu siç janë bërë lëmsh. Gjithsesi ne do të dëshironin që pas zotit Mejdani të kishin një president tjetër dhe do të ishte e dëshirueshme nga PS që presidenti të ishte një socialist i mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb