Mjeshtri i bandës së pedofilëve që terrorizuan zonën e Sheffield në Britaninë e Madhe dhe më konkretisht qytezën e Rotherham, është fotografuar për herë të parë teksa gëzon lirinë vetëm disa milje larg vendit ku zbuzonte me viktimat e tij.

Prania e 59-vjeçarit Qurban Ali në rrugët e Sheffield-it verilindor ka zemëruar një nga viktimat e rrjetit të pedofilëve në të cilin ai ishte pjesë.

Ish-shefi i firmës së taksive u pa duke shëtitur vetëm pesë milje larg nga vendbanimet e tij të vjetra në Rotherham. MailOnline zbuloi ekskluzivisht muajin e kaluar se si Ali ishte bërë anëtari i parë nga kryesorët e bandës që u lirua në fillim të vitit të kaluar pasi kreu gjysmën e dënimit të tij me dhjetë vjet burg.

Sammy Woodhouse, 37-vjeçarja që u abuzua seksualisht nga nipi i Aliut, Arshid Hussain, tha se ajo ndihej keq që ai ishte lejuar të kthehej në South Yorkshire.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, ajo me guxim hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet, duke thënë: “Është një turp që ai ka kryer vetëm gjysmën e dënimit dhe tani është kthyer në rrugë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Asnjë nga të dënuarit si pjesë e skandalit të bandave të pedofilisë nuk duhet të lejohet në South Yorkshire. Është shumë afër. Disa prej nesh jetojnë dhe punojnë në Rotherham dhe Sheffield. Por njerëzit si ai dhe njerëzit me të cilët shoqërohet nuk kujdesen aspak për njerëzit si unë, ata kurrë nuk do ta bëjnë, kurrë”, tha ajo.

Ali u burgos në shkurt 2016, së bashku me tre nga nipërit e tij, pasi u dënua për komplot për përdhunim në Gjykatën e Lartë të Sheffield, por u lirua nga tre akuza të tjera, përfshirë përdhunimin.

Nipi i tij Arshid, i cili ishte drejtuesi i grupit i njohur si ‘Mad Ash’ u burgos me 35 vjet për 23 krime të rënda të shfrytëzimit seksual të fëmijëve midis 1987 dhe 2003, duke përfshirë tre përdhunime dhe 11 sulme të pahijshme.

Vëllezërit e Arshidit, Basharat dhe Bannaras, gjithashtu u dënuan me 25 vjet dhe 19 vjet burg respektivisht për krime të ngjashme. Një duzinë grash që tani janë në moshën 30-vjeçare dhanë prova rrëqethëse në gjyqin e tyre për të përshkruar sesi ato u abuzuan vazhdimisht nga banda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb