Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ku shkruan se ka pasur simptoma dy ditë më parë dhe dje ka rezultuar pozitiv pas testimit. Ai deklaron se do të qëndrojë në izolim për dy javë.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar ai.

Albin Kurti Fb
Albin Kurti Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb