Stefano Pioli shijon tre pikët e para për Vitin e Ri, fitorja 1-2 në transfertë përballë Salernitnas merr dhe më shumë vlera pas ndalesës së Napolit, tashmë diferenca me kreun shkon në 5 pikë.

Ekipi i tij ishte shpërthyes në start duke krijuar shumë raste për gol, por pavarësisht se ishin në avantazh të dyfishtë brenda 15 minutash, pas golave të Leaos dhe Tonalit, kuqezinjtë vuajtën jo pak në fund, në një kohë kur nuk arritën të mbyllin ndeshjen:

“Jam i kënaqur me paraqitjen, por me aq shumë raste sa krijuam duhet të kishim shënuar ndonjë gol më shumë për të evituar vuajtjet. Leao? Ajo që shoh te Leao është lumturia për të qëndruar me ne, e kam thënë procesi i tij i rritjes me ne nuk ka përfunduar”, u shpreh Pioli.

Me fitore e nisi vitin edhe Roma, me ekipin e Jose Mourinho-s që mposhti Bologna-n me rezultatin minimal 1-0, vendosi goli i shënuar nga Pellegri që në minutën e 6-të. Lajme të mira vijnë për teknikun portugez në vigjilje të sfidës kundër Milanit, e vlefshme për javën e 17-të të Serie A. Nicolo Zaniolo dhe Dybala, të dy u larguan nga fusha të dëmtuar, por asnjë prej tyre nuk rrezikon transfertën në “San Siro”. Sipas mediave italiane, të dy pritet të zbresin në fushë nga minuta e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb