Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikolla Sekakoviç ka deklaruar sot se nëse Kosova do ta nisë fushatën e mbërritjes së njohjeve të reja, ne e dimë se çfarë të bëjmë.

“Marrëveshja e Washingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet ta drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të drejtojë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”- tha Selakoviç .

Ai kujtoi se Aleksandër Vuçiç tha se askush nuk duhet ta nënvlerësojë fuqinë e Serbisë.

“Ajo që është e qartë për të gjithë është se kur të bini dakord për diçka me Beogradin, ajo përmbushet dhe do të jetë kështu edhe në të ardhmen”- theksoi Selakoviç.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb