TIRANË– Një shoqatë artistike me emrin e një prej artistëve shqiptarë që siguronte vajza për prostitucion. Policia e Tiranës njofton se është arrestuar shtetasi Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Arrestimi i 45-vjeçarit nga fshati Dardhë i Librazhdit u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Policia ndërkohë thotë se po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”.

(m.k/BalkanWeb)