Një Milan në emergjencë totale do të udhëtojë drejt Manchester për ndeshjen e vajtjes në 1/8 e Ligës së Europës kundër United. Stefano Pioli publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar prej tij, ku duket qartë mungesa e lojtarëve më me peshë dhe më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi.

159063066 10157839563096937 4573473311544517940 O
159063066 10157839563096937 4573473311544517940 O

Kështu, përveçëse mungesave të njohura të Mandzukic, Benacer dhe Ibrahimovic, tekniku nuk ka dashur të rrezikojë asnjë prej lojtarëve të tjerë si Rebic, Theo Hernandez apo Calhanoglu, që ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga problemet e tyre fizike. Mungesat më të rëndësishme janë në sulm, ku përveç Rafael Leao është grumbulluar futbollisti i të rinjve, Tonin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: