Të kapur fort pas emrit të madh, në Barcelonë besonin se mund të thyenin Bayern brenda në Mynih, e vetmja mënyrë për të shmangur një eliminim të bujshëm. Mrekullitë nuk ndodhin shpesh në nivele të tillë, për më tepër që Bayern e kishte vlerësuar maksimalisht këtë përballje. Në vitet e fundit Barcelona kishte prekur majat duke “pushtuar” Evropën por tani prek fundin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ky eliminim nuk është pritur mirë në Spanjë, me mediat që nuk kanë kursyer kritikat dhe faqet e parë: “Në ferr”, shkruan AS, turpërim historik i Barcelonës që për herë të parë pas 21 vitesh luan në Europa League. “Mbytja e anijes’, shkuam Marca, duke iu referuar më pas fjalëve të Xavi: “Ky është realiteti i sotëm. Tani nis një erë e re’, shprehet ndër të tjera trajneri. “Lamtumirë e hidhur nga Champions”, shkruan Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb