Ulja e Ten Hag në stolin e Man.United pritet të ketë një efekt domino shumë të madh, në “Old Traford” sipas mediave angleze pritet të nis një revolucion në shkallë të gjerë në fund të këtij sezoni. Të shumë janë lojtarët që pritet të largohen, një “listë e zezë” e mbushur me emrat që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Az Alkmaar V Afc Ajax Knvb Beker
Az Alkmaar V Afc Ajax Knvb Beker

Paul Pogba është i pari që pritet të largohet, së bashku më të edhe Nemanja Matic, të dy në përfundim të kontratës. Të njëjtin fatet pritet të kenë edhe Marcus Rashford dhe Antonhy Martial, ky i fundit në huazim te Sevilla. Mbetet për tu përcaktuar se çfarë do të bëjë me lojtarë si Aaaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Phil Jones dhe Alex Telles.

United Tottenham Ronaldo 2022
United Tottenham Ronaldo 2022

Një çështje më vetë është edhe ajo e Cristiano Ronaldos. Ten Hag ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë “fundi i botës” nëse CR7 largohet, por në lidhje me të përcaktues pritet të jetë zona Champions, nëse Man.United nuk arrin ta kap, do të jetë vetë portugezi që do të kërkojë të largohet nga “djajtë e kuq”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb