ITALI – Kantautori nga Fieri, Ermal Meta do të konkurojë në skenën e madhe të Aristoni-it, në edicionin e sivjetëm të festivalit të Sanremos.
Ermali është i njohur në Itali si krijues këngësh dhe si ish-vokalisti i grupit “La Fame di Camilla”.

“Odio le favole”, titullohet kënga e tij, e cila u zgjodh për të konkuruar në netët e mëdha, së bashku me tetë artistë të tjerë të rinj.

“Sanremo është një realitet i rëndësishëm. Por është e domosdoshme të hysh në garë me një strukturë solide, i përgatitur me atmosferën e perfomancës live. Është hera e parë që marr pjesë në Sanremo me emrin tim e me një projekt që rrotullohet 360 gradë rreth meje. Do përpiqem të jap makismumin tim.”- ka deklaruar Meta për mediat italiane.

Ermal Meta ka marrë pjesë në Sanremo për herë të parë më vitin 2006, si kitarist i grupit Ameba, më pas më 2010 me grupin e tij “La fame di Camilla” e më 2016 do të jetë kantautor me këngën e tij “Odio le Favole”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: