Si gjithmonë, FIFA mbrëmjen e 9-të janarit, kur edhe organizoi mbrëmjen “Gala” të shpërndarjes së çmimeve, kishte vendosur që për fituesit të shpërdante edhe nga një orë të markës Hublot, 6-të të tilla ku secila kushtonte nga 100 mijë euro.
3C0675EC00000578-4106768-image-m-7_1484074952873
Vetëm pak çaste para se të fillonte ceremonia, ato u zhdukën diku mes zyrave të FIFA-s dhe studios televizive në Zurich. Përfaqësuesit e Hublo-s sollën orë të tjera për të zëvendësuar të vjedhurat në minutën e fundit për t’ua dhënë fituesve, ku përfshihej edhe Cristiano Ronaldo dhe Claudio Ranieri.

Kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh me FIFA-n. Në 2014-ën disa zyrtarë të këtij institucioni duhet të dorëzonin disa orë Parmagiani 20,000 € në Federatën Brazilianë të Futbollit, por edhe atëherë kurrë nuk mbërritën në destinacion.

Një zëdhënës i FIFA-s u shpreh: “Po investigojmë se çfarë ndodhi me orët. Ato u zhdukën diku.” Mbase ka ardhur koha që FIFA t’i japë fund traditës së dhënieve të orëve, pasi vetëm sa shtohen zërat për korrupsion dhe skandale, sidomos pas vendimit të Botërorit me 48 klube.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb