Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur të ndryshojë gjithçka lidhur me jetesën e përditshme të njeriut, përfshirë edhe atë sociale.

Një restorant në kryeqytetin e Filipineve, Manila, në kuadër të masave kundër COVID-19 është duke bërë përgatitje që klientëve t’u shërbejë në sfera të tejdukshme për të ruajtur distancën sociale.

Me këtë synohet që përveç distancës mes klientëve të parandalohet edhe përhapja e mundshme të ndonjë infeksioni.

Punonjësit e restorantit në mënyrë të rregullt po i dezinfektojnë pjesët e brendshme të këtyre sferave të tejdukshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: