Në fundjavë u raportua se Manchester City ishte shumë pranë transferimit të Jorginho nga Napoli për 50 mln euro, por ditët në vijim nuk e konfirmuar lajmin pasi klubi italian u bind se italo-braziliani ishte i rëndësishëm për projektin e Ancelotti-t.

Mediat në Itali shkruajnë se Manchester City ka kërkuar direkt për të nënshkruar me një tjetër mesfushorë, këtë herë të skuadra e Juves. Ekipi i drejtuar nga Guardiola ka ofruar një shifër të ngjashme për Pjaniç, 50 mln euro, vetëm që të gjejë sa më parë zëvendësuesin e Toure që u largua në fund të sezonit.

pjanic

“Tuttosport” shkruan se anglezët kanë hasur në refuzimin kategorik të Juventusit që e kanë cilësuar lojtarin si të pashitshëm. Trajneri Massimiliano Allegri e konsideron mesfushorin boshnjak si shumë të rëndësishëm në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb