Me rastin e 7 marsit, këngëtarja e njohur Aurele Gaçe ka uruar profesorin e saj dhe aktorin e merituar, Birçe Hasko.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Aurela e konsideron aktorin si një burrë të rrallë dhe që pati fatin të marrë mësim prej tij në kohën e studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura.

Aurela rrëfen se në fillim e merrte si një ftohtësi sjelljen e “rreptë” të aktorit, por shtoi se më vonë kuptojë se përtej “rreptësisë” shtrihej një shpirt i madh si deti.

Postimi i plotë i Gaçes:

“Kam pasur shumë mësues gjatë shkollimit tim.
Sigurisht, mbaj mënd mësuesen time të parë,e butë,e qetë , e duruar( mes fëmijëve te zhurmshëm) e deri sa u rrita ,kam pasur figura te ndryshme mësuesish, te cilët i falënderoj për gjithçka kanë bërë me ne, fëmijët, adoleshentët e deri ne formimin e plotë.
Sot, dua ti them faleminderit këtij burri të rrallë.
Ju e njihni nëpërmjet rroleve ne kinematografi, kurse unë pata fatin ta kem profesor për 4 vite në Akademinë e Arteve te Bukura.
E theksoj, pata fatin ta njoh këtë burrë të drejtë.
Vitin e parë, rreptësinë e korrektësinë e tij e merrja si ftohtësi me ne. Vonë fillova të kuptoj se përtej “rreptësisë” shtrihej nje shpirt i madh sa deti.
Kur ti ke përpara syve një njeri të drejtë, që punon me pasion e lodhje çdo dite te shkollës, kupton sa shumë dashuri mban zemra e mësuesit tënd!
I jam mirënjohëse jo vetëm për të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave, por edhe për NJERIUN që është.
Në këtë botë ku rrethohesh nga gjithçka, ku te humb besimi tek njeriu, është vështirë te qëndrosh fisnik . E Profesor BIRÇE HASKO, është mësuesi model i njeriut.
Faleminderit profesor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb