Donald Trump ka paralajmëruar për një luftë bërthamore ndërsa Presidenti Biden përgatitet të dërgojë 31 tanke beteje në Ukrainë për t’i përdorur në luftën kundër Rusisë.

Administrata e Biden konfirmoi të mërkurën se do të dërgonte 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë pas kërkesës së Presidentit Volodymyr Zelensky për më shumë armatime të rënda.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gjithashtu 500 automjete të blinduara si pjesë e ndihmës për Ukrainën, përveç 26 miliardë dollarëve që tashmë i janë dhënë Kievit që nga nisja e pushtimit rus rreth një vit më parë.

Në një postim në rrjetin Truth Social, ish-presidenti shkroi se beson se dërgimi i ndihmave ushtarake mund të çojë në një luftë të mundshme bërthamore.

“NË FILLIM VIJNË TANKET, MË PAS TË VIJNË ARMËT NUKLEARE”, shkroi Trump, teksa vijoi: Jepini fund kësaj lufte të çmendur. Është kaq e thjeshtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb