Mbi 60 mijë persona të punësuar në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të përfitojnë pagën minimale ose atë që kryeministri Edi Rama e quan ‘paga e luftës’ nga data 1 prill bazuar në Paketën Ekonomike të shpallur nga qeveria për lehtësimin e pasojave për shkak të virusit COVID-19.

Ndihma financiare për të vetëpunësuarit/të punësuarit llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese. Kjo pagesë do të shkojë direkt në llogaritë e tyre bankare.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020.

Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara sipas formularit ESig-27, deri në datën e mbylljes së veprimtarisë.

Formulari
Formulari

 

Në vendim parashikohen kategoritë që përfitojnë dhe kushtet për të aplikuar. Shum që qeveria do të ndajë në formë page dhe pagese papunësie është 5,85 miliardë lekë .

Përfituese të paketës janë: Personat fizikë të vetëpunësuar; Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; Të punësuarit në personat juridikë.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit apo të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar ose të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë për vitin 2019.

Këtu përfshihen personat fizikë të vetëpunësuar, punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar, të punësuarit në personat fizikë tregtarë, të punësuarit në personat juridikë.

Për të përfituar ndihmën financiare, duhet që subjekti tatimpagues të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim, të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Këto subjekte duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS, të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: emrin, atësinë, mbiemrin; numrin personal të identifikimit të përfituesit; bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; numrin e llogarisë bankare.

Strukturat e drejtorive rajonale tatimore bëjnë verifikimet dhe identifikojnë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës, duke analizuar: tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare; deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet; krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguara; të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese nëse janë të mbyllura.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i paraqet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit listën përmbledhëse të individëve përfitues të ndihmës financiare për bankën përkatëse, me të dhënat: emrin, atësinë, mbiemrin, numrin e telefonit, e-mail-in; numrin personal të identifikimit të përfituesit; bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; numrin e llogarisë bankare.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kryen pagesat për individët, përfitues sipas këtij vendimi.

 

Formulari Kerkese Per Ndihme Ekonomike

Formulari Kerkese Per Ndihme Ekonomike“Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nga ana tjetër, në të njëjtin vendim janë parashikuar që të dyfishohet edhe pagesa e papunësisë, për të gjithë ata që janë regjistruar si të papunë deri më 10 mars 2020, si dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike. I gjithë plani i qeverisë është mbyllja e kësaj emergjence të paktën brenda tre muajve. Në të kundërt, ky vendim, pas tre muajsh nuk do të jetë më i vlefshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb