TIRANË

Me tone të ashpra ka folur në Kuvend, kryetarja e komisionit të medias, Fatjona Dhimtri sa i takon ligjit të lustracionit.

Dhimtri tha se në foltoren e Kuvendit flasin ende ish hetuesit e sigurimit të shtetit, të cilët i etiketoi si paterica të komunizmit që riciklohen nga një legjislaturë në tjetrën e nuk lejojnë të pozicionohen elitat.

“Bijtë e etërve të komuzimit sot na vijnë me forma të kamufluara të ekzekutimit, sic janë mbylljet e gojës ndaj aferave korrruptive te qeverise se rilindjes, ne tentativen per te instaluar paketen e censures duke vene ne rrezik lirine e shprehjes.

Krahasojeni veten me baballarët tuaj: pse rrëzuat teatrin e hezitoni të rrëzoni Pularinë e Nexhmije Hoxhes. Sepse në teatër janë akoma hijet e krimit Tuaj, kurse Pularia e Nexhmijes është ADN-ja e Juaj. Aty faleni dhe këtu bëni prozelitizëm.

Ka edhe shembuj të tjerë: Burgu i Burrelit dhe i Spacit kanë degraduar, Ama nobelisti në tentative dhe bukoliku dhe gjeorgjiku siamez adhurohen ne katedralet e tyre të vogla të kthyera në muze. Nuk Ju ikën shpirti nga shtepia e gjetheve, apo bunkerarti, apo piramida. Aty mbajeni se përndryshe nuk do jeni me Ju.

Ja pra qe me Rilindjen tuaj gjethet e tharra te sipermarrjes komuniste jane te shtrira kudo. Mjafton te ngre koken e ne shume fytyra tuaja shoh zbehjen prej frikes se diktatorit.
Edhe Stalini keshtu vepronte, nuk e duronte bashkepunimin e duruar me popullin dhe i impononte konceptet e tij permes nenshtrimit e ndeshkimit.”

Fjalimi i plotë:
A ka ne kete kuvend njerez me moral qe kane punuar per te ekzekutuar jetë njerëzish të pafajshëm ne kohen e komuizmit dhe ende sot me pushtetin e tyre vazhdojne te kercenojne ato që kërkojnë të bëjnë transparencë mbi të shkuarën e errët komuniste?!

A ka ne kete salle njerez qe kane qene vartes te Aranit celes dhe a jane te ndergjegjshem keta delfinë të këtij kryekrimineli qe ne ate sistem jane kryer krime kunder njerezimit ku ata vetë janë krenarë për këto figura si Aranit Cela?! Keta njerez jane formuar ne ate sistem dhe nuk mund te kene formim tjeter vec atij sistemi dhe Në të njëjtën mënyrë ndryshojnë nene e ligje për të favorizuar familjarë e interesa personale. Aranit Cela nga Marangoz u bë gjyqtar, vetëm se I shërbeu partisë me devotshmëri kriminale. Po ashtu edhe keta për atë devotshmeri po mbajnë pushtetin kriminal

Ne foltoren e ligjvenesit sot ligjerojne ish hetuesit e sigurimit te shtetit. Keta paterica te komunizmit riciklohen nga nje legjislature ne tjetren e nuk lejojne te pozicionohen elitat.
U vjen ne ndihme Komisioni Bezhani per t’u lare figuren pasi dosjet e arkivuara prane Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit kane zene pluhur.
Ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit, ish funksionaret e komunizmit i kemi te rehatuar ne dikastere te rendesishme shteterore.

Sot bijte e perkedhelur te komunizmit pa asnje kontribut ne drejtim te zhvillimit te shkences ne shqiperi, uzurpojnë drejtimin e akademisë së Akademisë e Shkencave me mendimin e vetëm se Akademia e Shkencave është akoma krahu shkencor I gazetës së “Zeri I popullit (Cerdhja e propagandës komuniste). Pas viteve 90 u tentua të kthehej ne tempull I mendimit shkencor por tani vazhdon të jetë tempull vjedhjesh nën drejtimin e paligjshëm të të birit e gjeneralit komunist, ish Ministrin e Arsimit te Diktatures Skender Gjinushin.

Tentakulat e komunizmit shtrihen edhe me tej…
Me cdo kusht doni te emeroni ne krye te Autoritetit te Mediave Audiovizive te birin e Pirro Mishes, i cili i sherbeu si mashe partise komuniste per spiunimet sigurimse, I ati në krye të bibliotekës kombëtare dhe I biri Makleni kërkon te shkojë tek AMA , se nuk ka te rinj te diplomuar e me deshire per te kontribuar dhe cuar perpara ky vend.

Çfarë ishte Tentativa tjetër per te emeruar ne bordin e radio televizionit ish bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Në dijeninë time dhe të mbarë opinionit publik Znj. Diana Çuli cila kandidonte për pozicionin e anëtares në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, do të kontribonte në këtë bord njësoj si në recensat e saj në lidhjen e shkrimtarëve.

Nuk mjafton veç një vendim i paligjshem i të ashtequajturit Komisioni ” Bezhani” per te pastruar figurën e krimeve të komunizmit të kryera nga ish bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit.

Akt – Ekspertiza e lirikave të poetit Genc Leka, prova e vetme që e coi atë drejt pushkatimit nga rregjimi i egër i diktaturës, mban firmën e Znj. Diana Çuli.

Plagët e së shkuarës ende janë të hapura dhe rrjedhin ndër dekada!

Ja me thoni ju a nuk është fyerje për viktimat e rregjimit komunist dhe familjarët e tyre, ringjallje e kujtimeve ende të pavarrosura me kohën?!

Zonjes i mjaftoi veç tërheqja prej kandidimit për të lustruar imazhin, por a mjafton nje gjest I tille, kur viktimat e komunizmit perpeliten ne varr?!. Sa e kishit deputete nuk u ndjete te merrnit nisma e te hartoni projektligj te tille!

Po ku keni kurajo ju te votoni kete projektligj, e lyeni me gelqere figuren e perlyer e tani thoni eshte e bardhe, dhunoni normat e moralit me pabesine e pashoqe dhe thoni keshtu na e diktoi koha! Edhe mua sot ma dikton koha te jem perkrah pushtetit me voten time, por nuk e bej se jam e bindur se kjo qeverisje po çon vendin ne gremine. Pra edhe ato ishin te vetedijshem. Nuk eshte as koha as sistemi, por eshte ndergjegjja individuale.

Qark i mbyllur, Kastat e vjetra komuniste sërisht po riciklohen përmes shëmbëlltyrave që i mbijetojnë sistemeve, vazhdojne rrugetimin e lehjes pas cdo legjislature ndersa dosjet e krimeve te tyre jane varrosur bashke me viktimat, ndaj zbardhjes se krimeve i pritet udha e nuk dalin perpara drejtesise autoret e tyre.

Une mendoj se ne kete salle ka njerez qe kane besuar ne idealin e komunizmit dhe e kanë mbrojtur atë me po te njejtin patos sic besojne sot ne demokraci. Fakti që beson në një ideologji nuk është faj, është e liri mendimi dhe kjo është demokracia në fund të fundit Por faj është krimi që u bë ndaj atyre personave që nuk ndanë të njëjtin mendim. Dhe ekzekutoret ishin ato që edhe pse vetë nuk besonin në Komunizëm e mbajtën në këmbë. Pandeshkushmëria e këtyre të fundit është një tjetër krim ndaj shoqërisë tonë.

Te gjithe shqiptaret me perjashtimin e pjeses me te madhe te deputeteve ne kete paralament , jane te bindur qe ky ligj do ti sherbente politikes shqiptare per tu shplare njehere e mire nga figura te babezitura e te kalbezuera ne te dyja sistemet , nga ata kolltullofage te semure qe e kane varur xhaketen tek hyrja e kuvendit, dhe tentojne me te gjitha format te mbajne pushtetin njelloj si eterit e tyre ne kerkim te armiqve te popullit.

Bijte e eterve te komuzimit sot na vijne me forma te kamufluara te ekzekutimit, sic jane mbylljet e gojes ndaj aferave korrruptive te qeverise se rilindjes, ne tentativen per te instaluar paketen e censures duke vene ne rrezik lirine e shprehjes.

Krahasojeni veten me baballarët tuaj: pse rrëzuat teatrin e hezitoni të rrëzoni Pularinë e Nexhmije Hoxhes. Sepse në teatër janë akoma hijet e krimit Tuaj, kurse Pularia e Nexhmijes është ADN-ja e Juaj. Aty faleni dhe këtu bëni prozelitizëm.

Ka edhe shembuj të tjerë: Burgu I Burrelit dhe I spacit kanë degraduar, Ama nobelisti në tentative dhe bukoliku dhe gjeorgjiku siamez adhurohen ne katedralet e tyre të vogla të kthyera në muze. Nuk Ju ikën shpirti nga shtepia e gjetheve, apo bunkerarti, apo piramida. Aty mbajeni se përndryshe nuk do jeni me Ju.

Ja pra qe me Rilindjen tuaj gjethet e tharra te sipermarrjes komuniste jane te shtrira kudo. Mjafton te ngre koken e ne shume fytyra tuaja shoh zbehjen prej frikes se diktatorit.
Edhe Stalini keshtu vepronte, nuk e duronte bashkepunimin e duruar me popullin dhe i impononte konceptet e tij permes nenshtrimit e ndeshkimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: