Presidenti Ilir Meta ka uruar kapitenin historik të Kombëtares shqiptare të Futbollit, Lorik Cana për ditëlindjen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit e cilëson Canën si kapitenin frymëzues që bashkoi kombin në një zemër që rreh vetëm kuq e zi.

“Gëzuar ditëlindjen Loriku ynë, Kapiteni frymëzues që bashkove kombin në një zemër që rreh vetëm kuq e zi! ???”, shkruan Meta, teksa ka postuar edhe një foto me kapitenin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb