Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me cekun e bebes akorduar nga qeveria. Zhupa ka postuar komentin që një nënë e re ka bërë në postimin e kryeministrin e cila thotë se nuk e ka marrë çekun e bebes.

“Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.” shkruan Zhupa

Postimi i plotë:

Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar!

Përgjigjia e saj flet vetë!

Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë.

Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.

Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.

Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t’u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb