Në fund të ndeshjeve të 9-ta të kualifikimeve janë përcaktuar katër skuadra të tjera të kualifikuara për në Euro2020 dhe kjo duket se i ka prishur disi punët e Francës, shkruan “L’Equipe”. Të parët në grupin H dhe ende pa e luajtur takimin e sotëm, “gjelat” gjenden virtualisht në vazon e dytë pas fitores së Gjermanisë dhe Kroacisë.

Kjo edhe nëse trikolorët fitojnë ndaj Shqipërisë, duhet të shpresojë në një humbje të një prej kokave të grupit për të shpresuar që të shndërrohet në kokë grupi për shortin e 30 nëntorit në Bukuresht. Madje mund të rrëshkasë në vazon e tretë nëse Turqia i rrëmben vendin e parë sot në mbrëmje.

10 kryesueset e grupeve duhet të ndajnë mesame diferencën e golave të shënuar dhe të pësuar (në grupet me 6 skuadra, nuk llogariten pikët me vendin e fundit). Gjashtë më të mirat do të shkojnë në vazon e parë, ndërsa katër të dytat do të zbresin në vazon e dytë.

Renditja aktuale

Belgjika 21 pikë
Italia 21 pikë
Ukraina 19 pikë
Anglia 18 pikë
Gjermania 18 pikë
Spanja 17 pikë
Kroacia 17 pikë
Franca 16 pikë
Polonia 16 pikë
Danimarka 15 pikë

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb