DIBER – Në fshatin e harruar Përgjegjaj, mes maleve të Dibrës, banorët dënojnë veprimin e pafalshëm të bashkëfshatarit të tyre, i cili përdhunoi në pyll vajzën e tij të mitur.

Gazetari Enver Doçi ka mundur të kontaktojë me babain e njerkës së vajzës 15-vjeçare, i cili ka rrëfyer me detaje gjithçka i kishte thënë e bija ditën e ngjarjes.

Shpëtim Nesimi rrëfen se vajza e tij e kishte kuptuar më herët se diçka e pahijshme po ndodhte mes bashkëshortit dhe vajzës së tij, dhe për këtë arsye ishte konfliktuar shpesh me Guri Përgjegjin.

“Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15-vjeçaren. Ditën e ngjarjes vajza dhe Guri erdhën në banese me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë kështu se toka ishte e thatë. Guri mohoi ti kishte bërë diçka 15-vjeçares, tha se ishte rrezuar. Vajza ime e çoi 15-vjeçaren te fëmijët e kunatit. Ditën e ngjarjes vajza ime u konfliktua me bashkëshortin
dhe pas konfliktit ai u largua nga shtëpia.”- deklaroi Shpëtim Nesimi.

Burrat e fshatit Pergjegjaj thonë se Guri Përgjegji u ka ulur dinjitetin e dibranit.

“Na ka ulur si Dibër, si rreth, na ka ulur dinjitetin e rrethit, të të parëve tanë. Ai njeri duhet të ikë prej zone, na ka infektuar. E prishi dinjitetin e familjes, moralin, nuk ja vlen të jetë si person, hiç.”- u shprehën banorët për “News24”

Ngjarja
Ai duhet të ishte mburoja e sigurisë për vajzën e mitur 15-vjecare, por në fakt u kthye në tmerrin e jetës së saj. Babai kryen aktin më të rëndë ndaj vajzës së tij, e përdhunon dhe e braktis në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo është ngjarja e rëndë e shënuar në Dibër e rrefyer nga goja e nje vajze te mitur, ndersa policia ka arrestuar shtetasin Guri Përgjegji, 46 vjeç që akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me të bijën. Ndërkaq e mitura E.P, 15 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë psikogjike. Ajo rrëfeu ngjarjen me detaje, ndërsa espertiza mjeko-ligjore vërtetoi dëshminë e vajzës, përdhunimin. Në foto Guri Përgjegji.

Vajza e mitur jetonte prej vitesh me babain dhe njerkën, por makthi më i madh i jetës nuk u kthye kjo e fundit, por gjaku i saj, i ati.
Ngjarja e rëndë është shënuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kastriot, ndërsa vajza u gjet nga policia në shtëpinë e xhaxhait të saj, në gjendje të rëndë psikologjike. Policia bën me dije se ditën e djeshme mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.
“Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini”, citon Policia.

E ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje.
Vajza rrëfeu mes lotësh se të enjten rreth orës 11:00, poshtë fshatit Kastriot Dibër në një vend të pyllëzuar babai i saj biologjik, Guri Përgjegji ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pas aktit ai është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.
Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb