Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues të tremujorit të katërt të vitit 2019 raporton se kërkesa për kredi gjatë kësaj periudhe ishe në rënie krahasuar me një vit më parë. Në vrojtimin e saj Banka thotë se kërkesa për financim për blerje banese për individët ra me 10 pikë përqindje nga një tremujorë më parë, ndikim në këtë rënie të kredisë pati edhe tërmeti I 26 Nëntorit ku u shkatërruan mijëra banesa.

‘Rënia e kërkesës për kredi në tremujorin e fundit të vitit, sipas gjykimit të bankave u nxit nga përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, shtimi i kredive nga bankat dhe institucionet e tjera financiare jobanka, nga zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe nga tërmeti I datës 26 nëntor’

Por edhe bizneset kanë ulur kërkesën për kredi në tremujorin e fundi të 2019 duke raportuar tkurrje të investimeve. Kështu kompanitë shqiptare kanë bërë kërkesa për kredi vetëm për të shlyer detyrimet dhe pagat e punonjësve.

‘Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua disi më e ulët në tremujorin e fundit të vitit. Rënia e kërkesës për kredi u raportua më e theksuar në kreditë dhënë me qëllim financimin e investimeve. Kërkesë disi më e ulët nga një tremujor më parë u perceptua në të dyja ndarjet e biznesit sipas madhësisë, në atë të biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në atë të madh. Kërkesë disi më e lartë u raportua vetëm për kreditë e dhëna në mbulimin e nevojave për likuiditet’

Për tremujorin e parë të vitit 2020, bankat u shprehën se presin një shtim të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, e shtrirë në të dyja kategoritë e madhësisë së biznesit, por e kufizuar vetëm në kreditë dhënë me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet. Kredia për investime, sipas gjykimit të bankave, pritet të jetë e ulët edhe në tremujorin e parë të vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb