Analisti Eduard Zaloshnja deklaroi në emisionin “Real Story”, në News24, se deri në ditën e 17 të epidemisë së COVID-19 Shqipëria, Spanja dhe Greqia kanë ndjekur kurbën e Kinës.

Ndërsa më pas, shtoi analisti, Spanja dhe Kina, gabuan, duke mos marrë masa, ndaj dhe në ditën e 28 të epidemisë morën të tatëpjetën.

Sipas Zaloshnjes, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë me Shqipërinë në ditën e 28 të epidemisë, për shkak se janë marrë masa që në ditën e parë, kur u konfirmua pacienti i parë me koronavirus.

Zaloshnja: Ndoshta s’do ta marrim vesh kurrë çfarë ka ndodhur para se të zbulonim pacientin zero, por dimë ç’ka ndodhur pas. Deri në ditën e 17 të epidemisë Spanja, Shqipëria, Greqia, ndiqnin kurbën e Kinës. Spanja pas ditës së 28 mori të tatëpjetën dhe tani po i afrohet Italisë.

Pyetje: Po pse Spanja?
Zaloshnja: Spanja vetëm pas ditës së 28 të epidemisë filloi masat e para shtrënguese. Deri në ditën e 28 në Spanjë njerëzit ndiqnin ndeshjet e Champions League. Italia dhe Spanja bënë gabimin që pritën deri në ditën e 28 për të filluar masat shtrënguese. Shqipëria që ditën e parë, kur u zyrtarizua një njeri me korona, pezulloi shkollat. Që nga dita e dytë, të paktën unë për vete, nuk kam dalë nga shtëpia.

Ne, në ditën e 28, do jemi diku te Greqia, që e ka kaluar këtë ditë, dhe icik më sipër se Kina. Kur të shkojmë te java e katërt, që janë plotësuar katër cikle të plota të transmetimit të virusit, aty qeveria duhet të mendohet mirë. Pra në fund të javës tjetër, qeveria duhet të shohë mirë të dhënat dhe të mos e zgjasë shumë. Nuk po them të dalim menjëherë dhe të lëshohemi nëpër kafe, por të ketë një lëshim të ngadaltë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb