Kur mori drejtimin e Interit saktësisht një vit më parë, sigurisht që nuk priste të ndodhej në këtë situatë në fund të sezonit debutues në pankinën zikaltër. Antonio Conte nuk është nga ata që dorëzohen lehtë, por kjo nuk do të thotë se kur kampionati të ulë siparin do të bëjë vlerësimet e tij. Por deri atëherë bilanci nuk është në favor të teknikut. Aktualisht në vend të katërt, shpejt jashtë Champions, I eliminuar në gjysmëfinalen e Kupës dhe me Ligën e Europës si “varkë shpëtimi”, nëse nuk e mendon largimin, Conte sigurisht që ka dyshime për të ardhmen.

Conte.inter.verona.2019.20.perplesso.1400x840
Conte.inter.verona.2019.20.perplesso.1400×840

“Nëse kërkoni që t’ju them diçka që unë ndiej, është se në fund të sezonit do të bëj vlerësimet e mia, ashtu sikurse klubi dhe drejtuesit do të bëjnë të vetat. Nëse do të kem diçka për të thënë, do t’ia them”, është shprehur Conte pas barazimit me Veronën, dukeshëm i irrituar. Kjo ndalesë konfirmoi pikën e dobët në këtë sezon të Interit, që ka lënë rrugës 20 pikë pavarësisht se ka qenë në epërsi. “Duhet të tregohemi të zotë të menaxhojmë situata të veçanta. Mendoj se me experience mund ta përmirësojmë këtë gjë, duke qenë se vështirësitë që hasim shpesh në disa momente të thjeshta për t’u menaxhuar tregon pikërisht këtë”, është shprehur trajneri i Interit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: