Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot gjyqtarët për mediat nga Gjykatat e Apelit, detyrë kjo në funksion të transparencës, risi e Reformës në Drejtësi.


Mësohet se në Apelin e Shkodrës gjyqtare për Mediat është Vojsava Osmanaj, ndërkohë në Apelin e Tiranës është caktuar Edlira Petri. Sakaq, në Gjykatën e Apelit në Durrës është emëruar Desart Avdulaj, ndërsa në Vlorë, Klodiana Gjyzari.


Po ashtu në Gjykatën e Apelit në Korçë është emëruar Etleva Temo, në Gjirokastër Enton Dhimitri. Bëhet e ditur se në Gjykatën e Apelit Administrativ gjyqtare është emëruar Lindita Sinanaj dhe tek Krimet e Rënda Saida Dollani.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb