Cristiano Ronaldo do të respektojë kontratën me Juven deri në 2022 për të zgjedhur më pas me qetësi të ardhmen e tij. Në Portugali kanë një version të ri, CR7 po joshet gjithnjë e më shumë nga ideja për tu rikthyer në vendlindjen e tij. Sipas të përditshmes portugeze “Record”, sulmuesi i Juves dëshiron të luaj deri në moshën 40-vjeçare dhe këtë kërkon ta bëjë me fanellën e Sporting Lisbona. Ky është një lajm i bujshëm që vë në lëvizje edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të cilët duhet të bëjnë llogaritë pa Ronaldo.

Record
Record

Sigurisht që ky transferim ka marrë edhe bekimin e familjes së tij, një arsye më shumë që CR7 të transferohet në Portugali. Pavarësisht sezonit jo pozitiv me Juven, në aspektin personal portugezi nuk ka zhgënjyer teksa udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Serie A në kuotën e 27 gola. E ardhmja e Ronaldos mund të marrë një kthesë të papritur nëse Juventus nuk arrin të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm. Të dielën në Torino pritet të përcaktohet një pjesë e mirë e këtij objektivi teksa Juventus pret Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb