Yjet e Ajaxit, Nusair Mazraui dhe Hakim Zieh, teksa i përkasin besimit mysliman, kanë filluar edhe të agjërojnë në muajin e ramazanit, që tashmë ka filluar.

Edhe mbrëmjen e sotme, ata ishin duke agjëruar, dhe pritën minutën e 21-të të ndeshjes, kur ishte hapur edhe ora që mund të konsumonin ushqim.

Telekamerat kapën Mazrauin në një moment të lojës, që po konsumonte diçka, për të marrë ndonjë energji më tepër, teksa gjatë ditës nuk kishte konsumuar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb