Në fushë pa bërë llogari por me një synim të qartë dhe të vetëm, fitoren, për të synuar kreun e Grupit F dhe të për shmangur një përplasje të parakohshme me Anglinë. Franca dhe Portugalia nuk dinë të bëjnë llogari ndërmjet tyre, nuk e kanë bërë kurrë diçka të tillë, e kanë të vështirë të mbyllin edhe një ndeshje në barazim, një rezultat që do ti kalonte të dyja në 1/8, Franca e ka siguruar, por një barazim do ti mundësonte edhe luzitanëve të vijon më tej. Në nëntë përballje ndërmjet tyre, vetëm në një rast kanë përfunduar në barazim, Franca i ka dominuar totalisht me 7 fitore ndërsa Portugalia i ka mposhtur vetëm një herë por këtë e ka bërë në finalen e evropianit, atëherë kur duhej duke i rrëmbyer trofeun.

Deschamps
Deschamps

Pas një fillimi jo perfekt, me një fitore dhe një barazim, Didier Deschamps ka vetëm një rezultat në mëndje, fitoren: “Ambicia jonë është e tillë, në fushë futemi vetëm për të fituar, pa bërë llogari. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë, kanë shumë cilësi, do të jetë një ndeshje e vështirë”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp. Pas shokut të pësuar kundër Gjermanisë, trajneri Santos dhe lojtarët e tij kanë pasur mundësi të reflektojnë, ajo ishte një ndeshje ku thjeshtë nuk ishin vetvetja: “E kemi analizuar atë ndeshje, të gjithë u bashkuam, në një pikë, nuk ishim ne. Kur pëson katër gola do të thotë që diçka nuk shkon. Jemi të vetëdijshëm se kualifikimi sërish varet nga ne. E dimë që do të jetë e vështirë por ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin tonë. Ndaj Francës duket të jemi perfekt në çdo aspekt dhe duhet të vrapojmë më shumë, theksoi Fernando Santos në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb