Në shtëpinë e Barcelonës janë në garë me kohën për të regjistruar blerjet e reja brenda të shtunës, ditë në të cilën starton La Liga. Nëse klubi blaugrana nuk arrin të respektojë rregullat e financiare, atëherë nuk do të mund të regjistrojnë Kessie, Christensen, Raphinha, Lewandowski dhe Koundé.

Në rastin e Kessie dhe Christensen situata është edhe më e ndërlikuar pasi nëse nuk arrin t’i federojë në kohë atëherë të dy lojtarët mund të largohen me kosto zero si pasojë e një klauzolë që kanë në kontratë.

Gjithsesi në shtëpinë e Barcelonës janë optimistë se do të arrijnë në kohë të regjistrojnë lojtarët pasi në orët në vijmë pritet të vijnë 100 milionë euro, shifër kjo që do të përfitohet nga shitja e një pjesë të aksioneve të Barça Studios.

Në të njëjtën kohë, stafi drejtues i Barcelonës po nxiton për të shitur lojtarët të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Xavi. I pari është Depay, i kërkuar nga Juventus dhe Tottenham. Largimi i sulmuesit holandez do ti kursente 10 milionë euro pagë sezonale.

Në dalje është edhe De Jong, Chelsea dhe Man.United vijojnë betejën në distancë për të siguruar shërbimet e holandezit. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Braithwaite ndërsa Aubameyang do të qëndrojë pavarësisht se kërkohet nga Chelsea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb