Zlatan Ibrahimovic është në garë me kohën për tu rikthyer sa më shpejt në dispozicion të ekipit. Gjigandi suedez, si gjithnjë të mërkurën e ardhshme do të jetë prezent në “San Siro” për të motivuar grupin, në mënyrë që të sigurojnë një biletë për në 1/8 e Champions League, Ibra kërkon me çdo kusht të jetë prezent në këtë fazë.

Ibra
Ibra

Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi parashikon të bashkohen me grupin në Milanello në janar të 2023. Pauza që sjell Botërori bën që Ibra të mos e ketë me nxitim, kërkon të jetë në kushte optimale për gjysmën e dytë të sezonit.

Gjatë kësaj periudhë, sulmuesi suedez do të vijojë me stërvitjen e diferencuar, por dhe veprime me topin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: