Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi Lleshi, ka aplikuar për tre pozicione në KQZ-në e re, përkatësisht atë të komisionerit, rregullator dhe KAS.

“Qenia kryetare e KQZ është një nga arsyet dhe ligjore por dhe eksperienca e mëparshme pse aplikoj”, tha Luzi në seancën dëgjimore me kandidatët për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Kam qenë edhe eksperte zgjedhore dhe në punën time jam udhëhequr nga parimet e integritetit, paanshmërise dhe përgjegjshmërisë”, ka thënë ish-kryetarja e KQZ, gjatë seancës dëgjimore.

Më tej, ajo është shprehur se performimi i saj në këto pozicione, nëse zgjidhet, do të jetë më cilësor.

“E njoh këtë fushë nga A-ja te ZH-ja dhe jam komode, mendoj se performimi im në këtë detyre nese do me zgjidhni do jetë dhe më cilësor se i radhës së parë se e njoh këtë fushë nga të gjitha anët”, ka përfunduar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb