Pep Guardiola dhe Man.City i tij po përgatiten për këtë fund sezoni drithërues. Pasi siguruan titullin e tretë radhazi në Premier League, “qytetarët” janë në garë për dy trofe të tjerë, finalen e FA Cup dhe atë të Champions League. Të gjithë mendojnë se këtë periudhë ekipi i Man.City do të ngujohej, do të stërviteshin shumë, por realiteti është shumë ndryshe. Pep Guardiola paraqet një recetë shumë të thjeshtë:

Pep Guardiola
Pep Guardiola

“Si po përgatitemi për këto dy finale? Sipas eksperiencës time, mënyra më e mirë për të përgatitur një finale është të shkëputesh në maksimum. Edhe kuzhinierët apo fizioterapisët tonë kanë nevojë të pushojnë, ata punojnë 10 orë në ditë, është një periudhë shumë stresuese. I kam thënë lojtarëve qëndroni me familjet, luani golf, bëni atë që dëshironi. Unë do të shkoj me familjen time në restorante të mira, por sigurisht nuk do ta harroj futbollin. Gjithsesi e kam një plan për Man.United dhe Interin.

Guardiola
Guardiola

“Tripleta”? Lojtarët e dinë shumë mirë se në çfarë pozitash ndodhen. Mund të qëllojë një herë në jetë të dalësh kampion tre javë përpara fundit të kampionatit dhe më pas të luash edhe dy finale. Askush nuk mund ta thotë nëse do të kemi një tjetër mundësi si kjo, ta shijojmë”, u shpreh Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: