TIRANË

Ibsen Elezi rivali i Sali Berishës në garën për kreun e PD ka votuar në selinë e PD dhe është ndalur për mediat. Ai tha se nuk ka tërheqje nga gara pavarësisht disa problematikave të konstatuara gjatë procesit.

“Kam vëzhgues, anëtarët në komisioner janë refuzuar që në fillim të procesit. Ka qenë një situatë e tensionuar dhe vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta. Dhe unë kam qenë tolerues që në momentin që nuk e kanë pasur vullnetin”, tha Elezi.

Sa i përket deklaratës së Berishës se “sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, ai tha se “drita e së ardhmes nuk është as doktori, as unë, por demokracia në këtë vend”. “Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në një sistem ku duhet të vendosim për ide, jo për individë”, tha Elezi.

Ai theksoi më tej se nuk do të tolerojë parregullsi të konstatuara të kryera nga komisionerët.
“Jam fokusuar shumë te procesi dhe ndaj kam pranuar të jem në këtë garë. Kam luftuar shumë për proceset. Pas shpalljes së vendimit do ta njoh rezultatin. Kam toleruar shkelje të vogla, por nëse verifikohet se komisionerët nuk do jenë korrekt nuk do ta toleroj”, tha Elezi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb