Spitali “Evangelismos” është vizituar pasditen e së hënës nga kryetari i SYRIZA-PS, Sokratis Famellos, për t’u njohur me ecurinë e shëndetit të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas.

Sokratis Famellos i shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Qendror Fotini Karystinakis, u informua nga profesoresha e terapisë intensive Anastasia Kotanidou, drejtori i kirurgjisë Stylianos Kapiris dhe profesori Charalambos Roussos.

“Qëllimi i vizitës sonë ishte të mësojmë për ecurinë e shëndetit të Kryepiskopit dhe të shprehim dashurinë por edhe shpresën tonë për përmirësimin e tij. Si dhe mbështetjen tonë për personelin shkencor dhe shëndetësor”, theksoi presidenti i SYRIZA-PS, i cili me rastin e vizitës foli me punonjësit e spitalit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb