“Jam mirë, shpresoj të rikthehem shpejt”, fjalë këto të thëna nga Christian Eriksen, në chatin e ekipit të Inter. Pas frikës dhe ankthit vjen më në fund lehtësimi. Fantazisti danez pasi driblojë vdekjen qetëson tifozët kudo në botë, imazhi i tij i shtrirë në tokë do të kujtohet gjatë, fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme i vetëdijshëm për gjithçka ndodhi. “Këtë mëngjes, lojtarët dhe stafi i Kombëtares daneze kanë takuar fantazistin e Inter, i kanë folur.

Gjendja e tij është e qëndrueshme”, theksoi Federata daneze me anë të një njoftimi zyrtare. Shoku që përjetuan tifozët ishte i madh, pasi bëhet fjalë për një lojtar që luajn në nivele shumë të larta, për më tepër siç siguroi edhe mjeku i Inter, Piero Volpi, Eriksen nuk ka pasur kurrë asnjë shqetësim: “Në ditët në vijim do ti nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara. E rëndësishme është që është mirë, por kurrë Eriksen nuk ka shfaqur as dhe problemin më të vogël, as tek Inter e as kur ishte pjesë e Tottenham. Në Itali kontrollet janë shumë strikte në këtë pikë”, theksoi mjeku i klubit zikaltër. Në fakt në Itali ekziston një ligj prej 20 vitesh që asnjë lojtarë nuk mund të luaj nëse shfaq dhe problemin më të vogël kardiak.

Erikesen
Erikesen

Për të qartësuar edhe më shumë opinionin sportiv mendoi mjeku i përfaqësueses daneze, i cili theksoi se fillimisht Eriksen ishte i vetëdijshëm, por situata ndryshojë shpejt: “Në fillim merrte frymë, i ndjeja edhe rrahjet e zemrës, por situata ndryshoi menjëherë. Më pas të gjithë e panë, u detyruam t’i bënim masazh kardiak. Arritëm ta mbanim në jetë. Ai më foli përpara se ta dërgonim në spital. Luftoi me të gjitha forcat për jetën”, u shpreh Morten Boesen. Pasi morën siguri se Eriksen është jashtë rrezikut për jetën, palët janë ndarë nëse duhet apo jo të ri luhej ndeshja Danimarkë-Finlandë: “Të marrësh një vendim të tillë, për të rifilluar ndeshjen, në një situatë aq të rënduar psikoligjikisht ishte shumë e gabuar”, u shpreh Laudrup, një nga ikonat e përfaqësueses daneze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: