Është vendosur masa për punonjësin e policisë Lyfti Gjyli, 48 vjeçari me detyre trupë shërbimi në Repartin e N.SH në Vaqarr në Tiranës, i cili plagosi me armë zjarri, 60-vjeçarin në Kombinat.

Gjykata vendos masën ‘arrest në burg’ për efektivin e FNSH.

Kujtojmë se pas hetimeve rezultoi se shtetasi Lutfi Gjyli ka qenë duke konsumuar alkool në një bar kafe dhe se në gjendje të dehur ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit Murteza Lika.

Si pasoja Lika u plagos në këmbën e majtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: