Teksa vala e variantit Omicron të koronavirusit duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të premten se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar.

Të dhënat nga testet e kryera PCR tregojnë se piku i valës së Omicronit ka kaluar”, ka thënë Lars Schaade, zëvendëspresident i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Koch.

“Megjithatë, piku nuk është arritur në departamentin për kujdes intensiv”, ka thënë ai.

Vdekjet ditore me koronavirus nuk kanë nisur të bien, ka theksuar ai. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 viktima me koronavirus.
Një javë më parë shifra ka shkuar në 226.

Situata na lejon largim gradual dhe të kujdesshëm të masave për të kufizuar përhapjen e infektimeve, ka thënë Schaade.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka prezantuar të mërkurën planin me tri faza për të larguar pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit deri më 20 mars.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, vetë mjek, ka bërë paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se “ende nuk jemi në ujëra krejtësisht të sigurt”.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të 16 landeve federale – të cilët kanë pushtet për shumicën e politikave shëndetësore – që të mos veprojnë shumë shpejt.

Lauterbach ka thënë se do të ekzistojë një “largim i ngadalshëm” nga kufizimet për luftim të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: