David Alaba ka zgjedhur Real Madrid për të vijuar karrierën e tij, për këtë janë të bindur mediat gjermane. Në fakt, ky është një lajm që qarkullonte prej kohësh, i konfirmuar shpesh edhe në Spanjë. Sipas Sky gjerman, Alaba ka gjetur akordin total me presidentin Perez. Mbrojtësi i Bayern Munich do të transferohet në përfundim të këtij sezoni në Madrid ku do të firmos një kontratë deri në vitin 2026.

Alaba
Alaba

Mëngjarashi do të përfitojë nga kjo kontratë e re afro 11 milion euro në sezon. Alaba ndjek në këtë mënyrë hapat e Tony Kros, zgjedh Realin për një kontratë më të mirë financiare dhe me synimin e qartë të fitojë sërish Champions League. Kjo mund të konsiderohet pa frikë një goditje e madhe për Realin pasi Alaba transferohet në Madrid me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb