Real Madrid bie për herë të parë këtë sezon, por humbja përballë Leipzig nuk djeg pasi mbretërorët e kishin siguruar më herët një biletë për në 1/8 e Champions League.

“Demat” gjerman e nisën sfidën furishëm duke realizuar dy gola të shpejtë brenda 18 minutash. Në fundin e pjesës së parë ishte Vinicius që ngushtoi shifrat në 2-1.

Timo Werner në minutën e 83-të dërgoi rezultatin në 3-1 ndërsa në shtesë, Rodrygo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke sigluar shifrat në 3-2.

Carlo Ancelotti nuk e bën dramë këtë humbje të pësuar: “Nuk jam i mërzitur, është një humbje që na bezdis, por nuk na bën keq, kemi një tjetër shans. Nuk mund ta kritikojë ekipin pasi deri më tani ka bërë mirë. Mëson më shumë nga humbjet se sa nga 10 fitoreve radhazi”, u shpreh Ancelotti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat spanjolle i kushtuan faqen e parë humbjes së Real Madrid: “Reali në gjumë”, shkruan Marca. “Errësirë”, ishte titulli i përzgjedhur nga Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb