Ky është një sezon ku në Napoli kanë nisur të ëndërrojnë për gjëra të mëdha, fundja shifrat e bluve janë me të vërtetë fantastike. Mes Serie A dhe Champions League, ekipi i Spallettit nuk ka rivalë, sot përballë Sassuolos synojnë fitoren e 13-të radhazi.

Në stadiumin ‘Maradona’, tifozët e Napolit të gjithë besojnë se ky ekip mund të ec në gjurmët e legjendës, mitit të tyre, Diego Armando Maradona, ky grup këtë vit realisht mund të fitojë titullin kampion në Serie A.

  • foto galeri
  • foto galeri

Trajneri Spalletti është përpjekur të mbajë ekipin e tij të karikuar përpara këtij takimi teksa kërkon një fitore për t’ia dedikuar pikërisht, Diego Armando Maradonës. Java e 12-të e gjen Napolin të vetën në krye të Serie A në kuotën e 29-të pikëve, 3 më shumë se sa Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb