Në verë Ajaksi i Amsterdamit pa të arkëtonte miliona euro nga shitja e dy prej elemntëve më të vlefshëm të skuadrës, De Jong dhe De Ligt, mesfushori që iu bashkua Barcelonës dhe kapiteni Juventusit, për një total prej 170 milionë eurosh në arkat e klubit holandez.

Por tashmë duket se në Amsterdam po bëhen gati për një tjetër shitje të bujshme pasi Mançester Junajtid ka hedhur sytë tek Van de Bek. Solskajer e do patjetër mesfushorin në ekip për të ndrequr hallet që ka në këtë repart, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë gati të ofrojnë 66 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit. Mbetet vetëm për t’u parë se çfarë do të vendosë klubi amsterdamas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb