Me një biletë të rezervuar për në fazën e 1/8, Anglia dhe Republika Çeke do të diskutojnë ndërmjet tyre kreun e Grupit D. Me stofin e një ekipi favorit, të paktën në letër, “tre luanët” kërkojnë ta vërtetojnë edhe në fushën e lojës.

Një fitore dhe një barazim në dy ndeshje nuk mund të jenë kurrsesi mjaftueshëm për britanikët, ndaj Republikës Çeke futen një fushë për të fituar dhe për tu çliruar nga presioni i madh që i rrethon. Kjo është një sfidë edhe ndërmjet Harry Kane dhe Patrik Schick, i pari i projektuar si “bomberi” i këtij turneu, por që deri më tani ende nuk e ka shijuar golin e parë, dhe i dytë që me tre gola, qëndron në majën e kësaj liste.

Për të trazuar disi këtë prag ndeshje është fakti që Glimour, futbollisti i Skocisë, rezultoi pozitiv me COVID-19, duke bërë që Mount dhe Chiwell të futen në izolim pas kontaktit të ngushtë me të.

Nën presion pas një fillimi jo brilant është edhe trajneri Gareth Southgate, ndaj Republikës Çeke kërkon pikët e plotë për të mbyllur llogaritë me fazën e grupeve, por në sytë e tij, kjo është një sfidë e vështirë:

“Çekia është një skuadër shumë e mirë, janë të zotë me topin në këmbë, mendojë se ata janë nënvlerësuar. Ne si skuadër kemi ende shumë gjëra ku mund të diskutojmë, si për shembull skemat sulmuese kolektive. Jemi të vetëdijshëm se kemi një skuadër me lojtarë shumë të rrezikshëm por për të mundur Çekët kaq mund të mos mjaftojë, do të jetë një ndeshje e vështirë në aspektin taktik dhe në duelet një kundër një.

A do të jetë Kane titullarë? Është e mundur. Ai është shumë thelbësorë për ne, jo vetëm për golat që shënon por edhe për atë që bën në fushën e lojës. E di që ka pasur disa dyshime mbi të në këto momente por kjo është situatë që na ka ndodhur shumë herë të tjera”, u shpreh Sothgate në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb