Shkrimtarja Flutura Açka në një lidhje live nga Holanda për News24 ka folur lidhur me situatën e koronavirusit dhe si po trajtohet në vende të ndryshme.

Sa i përket masave të marra, ajo vë re një ndryshim të Holandës nga Shqipëria. Në Holandë thotë ajo ka një vetërregullim dhe se qytetarët nuk ndalohen të dalin por e dinë se ata janë pjesë e luftës dhe prandaj nuk dalin.

Sipas saj kufizimi i lëvizjes krijon presion tek shoqëria dhe shtrengim dhe në këto çaste shoqëria nuk duhet të jetë në shtrëngim pasi jo të gjithë e përballojnë dot izolimin.

Po ashtu ajo ka thënë se gjithë qytetarët duhet të ndihmojnë mjekët dhe qeverinë që të kuptojnë se janë pjesë e frontit  të luftës. Nga karantina ajo sheh se ka diçka pozitive si leximi i libraveapo serialeve dhe për t’u përkushtuar më shumë.

MESAZHI PËR MJEKËT

Ishte një iniciativë e Qendrës Kombëtare të Librit që ju bashkova dhe mbaj me respekt punën vitale të mjekëve, në këtë betejë të jashtëzakonshme. Si qytetarë të Shqipërisë që kemi nevojë për lajme të mira.

I shoh mjekët në vështirësi. Jam në Holandë dhe shoh që qytetarët nuk ëprdorin maskat se nuk duan të zbrazin farmacitë. I janë përgjigjur Kryqit të Kuq që mos shëprdorojnë maskat dhe dorezat. Në Shqipëri I shqërdorojnë. Ne duhet t’i mbështesim konkretisht mjekët.

Këtu është një shoqëri me tjetër, jo më e emanciupar por ka më shumë informacion. Këtu media është më e drejtpërdrejtë. Pashë një reportazh nga brenda sallës. Mund të shkaktojë trishtim por të tregon sa e rëndësishme është sot t’I përgjigjesh masave. Qytetarët kanë më shumë informacion por është pjesë e kësaj lufte. Nuk mund të presim vetëm nga mjekësia dhe qeveria.

Veç kësaj, masat nga dje janë paksa më të rrepta dhe nuk do të ndalojë në kthimin e kësaj shoqërie. Ecet në të dy kuajt në baraspeshë. Pra unë kam të drejtë të shkoj në park por të mbaj distancën 2 metra. Duke mos u shoqëruar 2 persona. Respektimi i distancës është kryesorja

 

Si e kaloni ditën?

Kam qenë dy javë e ngujuar me Shqipërinë. Kam absorduar më shumë. Kam parë lajme nga Italia. Këtu ndjek nga interneti. Nuk e marr drejtpërdrejt lajmin nga Italia. Mos harroni shqetësimin nga Italia. Gjithë familja ime jeton atje. Unë p.sh. rri më shumë në shtëpi, lexoj. Ky është zanati dhe vesi im. Por njerëz të tjerë e kanë të vështirë. Ka njerëz që nuk mund të ngujohen. Ai minoritet njerëzish që nuk e kuptojnë, nuk janë ndërgjegjësuar. Por këta mund të jenë mbartës dhe përshkak se nuk respektojnë rregullat atëhere bëhen shkak. Duhet më shumë sensibilitet, mediat mos lodhet se e përdoruri. Minoranca duhet të shkundet dhe ta kuptojë. Unë lexoj gjithë ditën, dhe do prezantoja një libër në maj, por do e shtyj që 2 muaj apo 4 javë, 3 muaj janë të mbyllura .Kjo është një gjë që duhet bërë. I bëj thirrje çdo njeriu që kush mendon se kjo është një luftë që duhet bërë atëhere rrini brenda, rrini brenda. Kjo është thirrja ime për ata që nuk e kuptojnë.

Është e vështirë shumë. E gjitha kjo të jep një trishtim shumë të madh. Kam përpirë aq shumë trishtim, por kur shoh lajmet ogurzeza nga Italia ku kam familjen, nga Shqipëria. Por koha rrjedh dhe duhet ta shfrytëzosh për të ardhmen tënde.

MASAT NË SHQIPËRI

Nuk duhet kthyer shoqëria në presion. Edhe shqiptarët që vendosen në fasha krijon një llojë shtrëngese. Kjo puna e fashave nuk e krijon, në Holandë nuk ka fasha por ka rregulla në supermarket. Supermarketet janë në alarm pasi një gabim I kushton mbylljen e biznesit. Punon treni, trami. S’ka fluks nuk ka njerëz. Të vetmit që janë të ndërgjegjshëm janë mjekët dhe infermierët që punojnë. Ka një vetërregullimi. Por ka plot, kam parë njerëz të shkujdesur. U jam dukur si UFO. Por unë vij nga një vend që ka kohë që është në ngujim. Të shoh blinda, të shohë makina ushtarake nuk më jep një shije të mirë. Por kur masat vijnë në mënyrë kolegjialem, bashkëpunimi. Por kur masat i vendos dikush se nuk do që të japë llogari nesër atëhere kjo nuk më pëlqen. Holanda ka krijuar një komision krize. Në këtë komision janë profesorë, epidemiologë që japin vërtet këshilla.

 

LEXIMI NË IZOLIM

Atë që nuk e kemi bërë në liri, atëhere po  e arrijmë në këto kushte . Gjë e mirë të lexojnë njerëzit. Kemi libra që kemi blerë në panaire dhe nuk i kemi lexuar. Kemi seriale fantastike pa parë. Gjë e mirë për fëmijët. Të dalin nga trauma dhe mos jenë në këtë ngujim. Ka dhe njerëz që e kanë më dramatike këtë gjë.

Familjarët t’i ofrojnë një asistencë atyre që kanë nevojë më shumë. Media shqiptare e kam ndjekur. Ka qenë vërtet në avangartë të lajmit. Edhe ju jeni shumë të ekspozuar dhe them se kur flasim për mjekët duhet të flasim për gazetarët. Jeni shumë afër dhe shumë të ekspozuar. E keni bërë në mënyrë shembullore. Jeni fyer, jeni diskriminuar ju e keni kryer detyrën me dinjitet. Uroj vetëm lajme të mira.” tha Flutura Açka.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb