SHBA – Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të nisin ndaljen e ndihmave për tri shtete të Amerikës Qendrore, teksa mijëra persona, kryesisht nga Hondurasi, janë afruar te kufiri amerikan.
“Ne do të nisim ndaljen ose reduktimin e ndihmës së madhe” që ofron SHBA-ja për Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin. Fatkeqësisht duket se Policia e Meksikos dhe ushtria nuk janë në gjendje të ndalin personat që janë duke u nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Kriminelët dhe banorë të panjohur nga Lindja e Mesme janë përfshirë në turmë”’
Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se 7,000 persona janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara dhe numri i tyre është duke u rritur në vazhdimësi, transmeton AFP. Trump në anën tjetër përmes një postimi në Twitter ka dënuar aktin duke e cilësuar këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka alarmuar ushtrinë dhe personelin kufitar në SHBA.
Kritikët e tij kanë thënë se Trump është duke përdorur këtë situatë në kuadër të fushatës për zgjedhjet në Kongres, meqë retorika e tij për migrantët është thënë t’i ketë ndihmuar për të fituar presidencën më 2016. Karavani i migrantëve është nisur sërish drejt kufirit ditën e hënë, ndersa shumica prej tyre kanë kaluar natën nëpër rrugë apo streha artificiale.
Qytetaret Meksikane raportohet tu kene ardhur ne ndihme nevojtareve duke u ofruar ushqime dhe rroba. Vlerësohet se 10 për qind e popullatës së Guatemalës, El Salvadorit dhe Hondurasit kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të rrezikut, sforcimit nga bandat krimale dhe te trafikut te droges qe kane kapur vendet e tyre dhe gjendjes së rëndë ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb